Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Federata Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq dhe Gjysmës së Hënës së Kuqe në bashkëpunim me atë shqiptar i dhuron shërbimit shëndetësor të shtatë rretheve tona aty ku ka më shumë nevojë tetë ambulance të shërbimit të urgjencës. Ky dhurim kap vlerën 214 mijë dollarë.

Kryqi i Kuq i pranishëm edhe në momentet e kalimit të krizës që nga muaji Mars e në vazhdim ka asistuar tek të ardhurit nga Kosova në veçanti tek ata që ishin vendosur tek familjet shqiptare dhe në komunitet. Janë furnizuar me ushqime më shumë se 300 mijë të ardhur nga Kosova.

Një aspekt të rëndësishëm në ndihmën e Kryqit të Kuq përfshihej dhe asistenca në fushën mjeksore. Është bërë vlerësimi i gjendjes së shërbimit mjeksor në 14 spitale për nevoja kirurgjikale, mjeksore dhe pediatrike. Sasia e ilaçeve të dërguara është 400 ton së bashku me pajisjet e dhuruara të cilat kapin vlerën 400 mijë franga zvicerane.

Kryqi i Kuq e ka vazhduar aktivitetin e tij në fushën e edukimit shëndetësor duke patur si objekt të tij njohuritë për sëmundjet ngjitëse dhe higjenën publike./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti