Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, ka zhvilluar një takim, në selinë e presidencës, në lidhje me ngritjen e çmimit të energjisë elektrike të bërë nga KESH. Në ktë takim kanë marrë pjesë Ministri i Energjitikës, Avokati i Popullit, si dhe Kryetari i Akademisë së Shkencave. Me sa duket dhe Zoti Popa e ka parë këtë ngritje çmimi si të ekzagjeruar.
Ylli Popa: “Rritja është më e ekzagjeruar se sa reflektohet në atë që duhet të jetë. Do të vazhdojë studimi, do të vazhdojnë bisedimet.”
Në përgjigje të pyetjeve të gazetarve, lidhur me akuzat e bëra për ktë palë si e politizuar, Popa dhe Dobjani kanë hedhur poshtë akuzat duke deklaruar.
Ylli Popa: “Akademia është një institucion i depolitizuar, është mbi forcat politike, i shërben të gjithë vendit, të gjithë shqiptarve, pavarsisht se kujt ngjyre politke i përkasin. Ë, akademia në konkluzionet e saj udhiqet vetëm nga e vërteta shkencore.”
Ermir Dobjani: “Ne gjithmonë rekomandojmë, por e rëndsishme është që rekomandimi ynë në këtë rast është i mbështetur nga ekspertë të akdemisë. Presidenti dëgjon të gjitha palë veçse i konsideron të gabuara deklaratat për politizimin e menimve të akademistëve dhe bile, dhe kto janë të denushme.” /tvklan.al