Pas 90 ditësh është çmontuar edhe çadra e protestës së opozitës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Përpara mbylljes së protestës së opozitës kreu i PD-së Lulzim Basha shkoi edhe një herë në çadër ku u tha mbështetësve të pranishëm që kurajën dhe besimin e treguar tani duhet ta përhapin në të gjithë vendin.
Për 3 muaj nga kjo çadër opozita kërkoi qeveri teknike si garanci për zgjedhjet e lira dhe të ndershme.
Vendimi për largimin e saj u mor pas marrëveshjes mes kreut të opozitës Basha dhe Kryeministrit Rama.
Tv Klan