Tashmë ndodhemi në javët e fundit të Love Story-t dhe protagonisti i këtij spektakli ka folur së fundmi për eksperiencën e tij të deritanishme.
Në një intervistë për programin “Daily Love Story”, me autore Ilda Lumanin, Saimiri ka rrëfyer momentet e sikletshme, komentet e ndjekësve, si edhe qëndrimet e vajzave të kastit.
Si të duket kjo eksperiencë?
Në fillim e kisha pak të vështirë sepse nuk e dija si do të shkonte por në përgjithësi ka qenë një eksperiencë e veçantë dhe nuk pendohem që e kam bërë këtë hap.
Ke pasur ndonjë moment që ke thënë “ç’mu desh që erdha këtu”?
Kanë qenë shumë momente. Ky është një reality show që është edhe live dhe s’ka skenar apo diçka dhe ndodhin gjëra papritur. Kjo është dhe gjëja e bukur në këtë program.
Bën ti skenare në mendjen tënde?
Për eliminimet, gjatë javës kur kam takimet as nuk merrem me atë punë. Por kur afron e hëna them hë shtyje se kam kohë, të shtunën, të dielën…të dielën në dark pastaj…mos! Unë kam një përgjegjësi shumë të madhe sepse nuk dua t’ju bëj vajzave iluzion të gabuar apo shpresë dhe në fund të mbesë e zhgënjyer.
Si të duken qëndrimet e vajzave?
Unë e shoh që vajzat kur kanë takime, e marrin shumë me vrull, por ky është një rrugëtim i gjatë. Për Suelën kam vetëm fjalë të mira. Kemi kaluar shumë mirë në të gjitha takimet që kemi pasur bashkë, por vendimet unë nuk i marr vetëm për takimin, por edhe për një periudhë afatgjatë. Shoh nëse unë kam një gjë të përbashkët që mund ta shtyjë gjithë jetën me të.
Ti i ndjek vajzat edhe në Instagram. Flavia për shembull kishte hedhur një video me një djalë pak ditë më parë. Ndikojnë postimet e tyre tek ti?
Nuk e kam parë. Mua më çojnë shumë informacione për vajzat por nuk është se merrem shumë.
I lexon komentet në Instagram, si po e përballon këtë pjesën?
Në fillim kur ishin pak komente edhe i lexoja. Kurse tani i lexoj disa por s’kam kohë t’i lexoj të gjitha. Ka komente që nuk më pëlqejnë, për shembull kur ofendojë vajzat./tvklan.al