Qiej të paimagjinueshëm, një bregdet i egër dhe dramatik, me ujëra të ngrohta mesdhetare që vërshojnë në këmbët tuaja, mirë se vini në Shqipëri.
Kështu e hap artikullin për vendin tonë e përditshmja amerikane “CN Traveler”, një shkrim ku renditen disa nga plazhet më të mira që cilësohen si vendpushime idilike.
Sipas kësaj mediaje bregdeti jugperëndimor është shtëpia e plazheve parajsore, ku dielli shkëlqen.
Në krahasim me fqinjët më të njohur si Kroacia dhe Greqia, bregdeti shqiptar ishte një sekret për një kohë të gjatë, por tashmë po njihet përherë e më shumë.
Një ndër plazhet që sugjerohet është ai i Gjirit të Gramës, me rërë të imët të bardhë. Ndërsa Plazhi i ri dhe Uji i Ftohtë pranë Vlorës përshkruhen si porta për në rivierën shqiptare.
Dhërmiu, Llamani, Buneci, Saranda, Borshi, Ksamili apo Qeparoi sugjerohen për ujërat e pastër. “CN Traveler” shkruan se Dhërmiu është një nga të paktat plazhe që mund të rivalizojnë Ksamilin që pretendon për titullin e plazhit më të bukur të Shqipërisë.
Në shkrim nuk lihet pas as vija bregdetare e Adriatikut me plazhet e Durrësit.
Tv Klan