Kryeministri Edi Rama pas akuzave se mbi sektorin e turizmit në Shqipëri po bëhet një sulm i organizuar, ka shpërndarë sot për ndjekësit e tij në rrjetet sociale një video nga plazhet e Ksamilit dhe Sarandës, të cilat janë të mbushura plot me turistë.
Ai thotë se pushuesit vendas e të huaj po shijojnë plazhet e kristalta, klimën fantastike të bregdetit dhe gjithë ofertën turistike shqiptare.
Turistët e huaj vlerësojnë më së shumti qetësinë, pastërtinë dhe çmimet e favorshme.
“Vend i dashur, i bukur dhe i paqtë.”
“Çmimet janë të arsyeshme. Vij nga Norvegjia që është e shtrenjtë. Të qëndrosh këtu është thuajse falas.”
“Ky është udhëtimi i parë në Shqipëri dhe jam shumë e lumtur. Ky plazh është shumë i pastër dhe ata që shërbejnë janë shumë të sjellshëm.”
“Kam gjetur parajsën. E kam zbuluar në vitin 2018 dhe vij 6-7 herë në vit.”
“Ksamili është një vend shumë i bukur, moti është shumë i mirë, njerëzit janë shumë të dashur dhe plazhet fantastike.”
Shqiptarët e Kosovës, por edhe disapora thonë se nuk i ndërrojnë plazhet shqiptare dhe se ndihen mirë edhe për shkak të investimeve të fundit në infrastrukturë.
“Po kalojmë tepër mirë. Kemi qenë shumë shpesh në vende në Shqipëri, ama Sarandën nuk e ndërrojmë me asgjë tjetër. Deti i pastër, uji i kthjellët, njerëzit të presin mirë. Pse duhet të shkosh diku tjetër? S’kemi nevojë të shkojmë nē Itali apo Francë, kur kemi vendin tonë, Rruga ishte super nga Kosova, 5 orë e gjysëm nga Ferizaj. Pastërtia nuk ka dallim prej Kroacisë”.
“Kripësia e Jonit është më e larta në Mesdhe. Ka vlera të papara, ku klima është e mrekullueshme, temperaturat janë të mrekullueshme.”
“Ka një pamje shumë të bukur, njerëzit janë shumë të sjellshëm dhe çmimet janë shumë të ulëta. Më bukur s’ka në botë.”
“Vijmë enkas sepse ky vend është 100 herë më i bukur dhe çmime janë shumë të arsyeshme.”
Plazhet e Ksamilit dhe Sarandës kanë zënë faqet e para të shumë mediave prestigjioze gjatë dy viteve të fundit për bukurite dhe mikpritjen që të ofrohet.
Klan News