Jehona për plazhet shqiptare në mediat e huaja vijon. Revista amerikane e udhëtimeve “CN Traveler” shkruan se vija bregdetare e vendit tonë ishte një sekret për një kohë të gjatë në krahasim me vendet fqinje si Kroacia dhe Greqia, por tani po bëhet gjithnjë e më popullore në mesin e turistëve ndërkombëtarë.
Përzgjedh Gjiri i Gramës i cili është i fshehur mes shkëmbinjve të thepisur dhe i rrethuar nga gjelbërimi. Mënyra më e lehtë për ta vizituar është nga deti duke pasur parasysh vendndodhjen e tij të largët dhe të izoluar.
Vlora, e vendosur pak më shumë se 90 milje nga kryeqyteti shqiptar, Tirana, është një qytet port ku detet Jon dhe Adriatik takohen dhe shkëmbinjtë shtrihen përgjatë bregdetit. Vijon me plazhin e Llamanit në Himarë i cili është vendi ideal për tu mrekulluar me detin Mesdhe.
Plazhi i Dhërmiut, Sarandës dhe Borshit janë të tjera që rekomandohen. Në shkrim theksohet se plazhi i Dhërmiut është një nga të paktët në Shqipëri që mund të konkurrojnë plazhet e Ksamilit të cilat prej kohësh kanë marrë titullin e plazheve më të mira e të bukura të Shqipërisë.
Nuk rekomandon vetëm plazhet e detit Jon, por edhe ato të Adriatikut, konkretisht ato të Durrësit.
Përveç disa vendeve të njohura historike qyteti bregdetar është i bekuar me një shtrirje bregdetare rreth 6 milje të gjatë.
Klan News