Coca-Cola planifikon që të prodhojë pije me alkool për herë të parë në historinë 125-vjeçare të kompanisë. Këto pije të reja do të jenë një produkt vetëm për në Japoni. Përqindja e alkoolit do të variojë midis 3% dhe 8%, sipas volumit të shisheve të Coca-Cola.

Një drejtues ekzekutiv i kompanisë së Coca-Cola në Japoni tha se ky është një eksperiment për një grup të caktuar në tregun japonez. Ai theksoi se Coca-Cola e re me alkool nuk do të shitet jashtë Japonisë.

“Nuk kemi eksperimentuar më parë në kategoritë alkoolike, por ky është një rast që ne vazhdojmë të eksplorojmë mundësitë jashtë fushave tona kryesore”

, tha Jorge Garduno, President i Coca-Cola në Japoni. Firmat më të mëdha të pijeve në Japoni, kanë variante të ndryshme të produkteve të tyre dhe vazhdojnë te eksperimentojnë me shijet. /

tvklan.al