Lajme Arkiva 2003
Ardhja e sekretarit amerikan të shtetit Colin Powell shtoi pyetjet se përse rizgjodhi Shqipërinë. Zoti Powell është përgjigjur me mjaft finesë por edhe me humor se do të dëshironte të ishte në secilin nga kryeqytetet por nuk mundtë ishte në tre vende njëkohësisht.
Ai deklaroi se përkrahja e Shqipërisë ndaj një koalicioni të kryesuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në luftën në Irak është një nga arsyet kryesore se përse ai zgjodhi Tiranën.
Colin Powell: “Për mua secili nga vendet do të ishte në rregull sepse ky është një partneritet mes tre vendeve dhe më vjen keq që unë nuk mund të jem në tre vende njëkohësisht. Të tre ministrat e jashtëm mua më ftuan për të vizituar vendet e tyre në të ardhmen. Por kjo ishte koha e duhur, ishte një skedulë tashmë e përcaktuar, avioni charter ishte tashmë ishte gati dhe unë e kisha planifikuar të vija në Tiranë. Mendoj se nuk mund të gjeja një vend më të mirë se Tirana përjashto Zagrebin dhe Shkupin. Nuk do të kemi grindje për këtë problem. Të tre ministrat ishin të vendosur për të nënshkruar këtë partneritet sot është radha e Tiranës, më vonë radha e një kryeqyteti tjetër. Për mua ishte çdo gjë e përshtatshme që të vija në Tiranë. Unë falenderova kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm për mbështetjen e hapur që Shqipëria dha ndaj koalicionit të çlirimit të Irakut, veçanërisht i falënderova për kontributin e dërgimit të një kontingjenti sa do të vogël ushtarak të shqiptarëve në Irak që gjendet pra në divizionin e këmbësorisë 101 në Irak, por ishin arsye kovinence që më shtynë mua të vija në Tiranë së bashku me kolegët e mi për të nënshkruar këtu pra Kartën e Adriatikut”.
Ilir Meta: “Nuk do dija ti shtoja asgjë përgjigjes së zotit Powell, por do doja ti përgjigjesha pyetjes të bërë edhe nga gazetarët e tjerë. Deri sa erdhëm te kjo kartë ne udhëtuam shumë në Shkup, në Washington, pra ka qenë një udhëtim i gjatë deri sa erdhëm në këtë trakt. Që në fillim të deklaratës sime unë thash se është një nder i madh që sekretari Powell zgjodhi pra të vinte në Tiranë. Zgjodhi të vinte në rajon. Unë nuk përmenda Tiranën, përmenda rajonin e theksoj këtë sepse edhe gazetarët kroat dhe maqedonas ashtu sikurse kolegët e mi maqedonas dhe kroat duhet të ndihen si në shtëpinë e tyre”.
Në përfundim të takimeve zyrtare zoti Powell ka zhvilluar një takim të veçantë me Ministrin e Jashtëm Ilir Meta. Powell ka përshëndetur rolin konstruktiv të Shqipërisë në rajon dhe politikën e saj të moderuar me fqinjët.
“Fakti se jam dy herë në rajon brenda pak javësh tregon se ky rajon vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes”, u shpreh ai./tvklan.al