Portieri i Real Madrid, Thibaut Courtois, ka humbur duelin e fundjavës ndaj Barcelonës. Belgu ka shfaqur probleme muskulore dhe do të jetë jashtë për “El Clasico”-n.

Humbje e rëndësishme për madrilenët dhe trajnerin Ancelotti, pasi Courtois është titullar i padiskutueshëm.

Megjithatë te Reali e kanë gati zëvendësuesin dhe Lunin pritet të jetë në portë. Ukrainasi u shfaq në lartësinë e duhur një sezon më parë për madrilenët dhe do të japë kontributin e tij edhe ndaj Barcelonës.

“El Clasico” e parë për këtë sezon, mes Real Madrid dhe Barcelonës, është planifikuar më 26 Tetor, duke nisur nga ora 21:00. /tvklan.al