Votohen ashpërsimet në Kodin Penal
Pas disa javë ndërprerjeje për shkak të pademisë së kornavirusit, Parlamenti do të mblidhet të enjten e 16 Prillit, për të miratuar disa akte normative me fuqinë e ligjit dhe projektligje që kanë të bëjnë me Covid-19.
Pjesë e votimeve do të jenë edhe ndryshimet në Kodin Penal, ku mosbindja ndaj masave të marra në rastet e gjendjes së jashtëzakonshme apo gjendjes së fatkeqësisë natyrore do të cilësohet kundravajtje penale dhe do të dënohet me gjobë deri me 6 muaj burg.
Në rastet kur kjo shkelje rezulton e përsëritur atëherë rrezikohet një dënim nga 30 ditë deri në 1 vit burg dhe kur konstatohet se për shkak të kësaj shkelje është shkaktuar rrezikimi i jetës apo vdekje e personave, atëherë dënimi me burgim shkon deri në 5 vjet.
15 vite burg parashikojnë amendimet në Kodin Penal për të gjithë ata persona që janë bërë shkak i vdekjes së ndonjë qytetari për shkak se kanë thyer rregullin e karantinës.
Por seanca e së enjtes do të zhvillohet nën masa të larta sigurie sa i përket zbatimit të rregullave për COVID-19.
Që në hyrje të godinës së Kuvendit, deputetëve do t’u matet temperatura, ndërsa për uljen në sallë do të respketohet distanca, duke shfrytëzuar të dy katet e sallës së Parlamentit.
Kjo seancë do të zhvillohet pa praninë e gazetarëve, ku përve deputetëve në Parlament do të jetë stafi i domosdoshëm dhe punonjësit e Gardës.
Tv Klan