Ushtria në rrugë, ndalohet qarkullimi pas orës 20.00
Serbia është gdhirë me orë policore. Masa të rrepta të ndalimit të lëvizjes për personat mbi 65 vjeç dhe nga ora 20:00 e darkës deri në mëngjes për të gjithë. Këto masa u morrën në një mbledhje të qeverisë në darkë vonë. Numri i të infektuarve ka arritur në 83 pasi janë paraqitur 11 raste të reja.
Presidenti Aleksandar Vuçiç, tha se është brengosës injorimi nga qytetarët. Lutjeve të tij për serbët e diasporës që të mos vijnë në atdhe, duket se kanë ngelur të padëgjuara pasi për dy ditë kanë arritur 45 mijë.
“Rreth rreth 5900 persona policia i ka gjetur në shtëpi dhe ata kanë qenë në izolim. Por, 1653 nuk i kanë gjetur në shtëpi. Unë sot pyetem se si ka mundësi që dikush mund të jetë kaq i papërgjegjshëm dhe të sillet pa seriozitet”.
Përgjigjia e autorietëve është policia dhe ushtria në rrugë dhe kontrolle të rrepta. Autoritetet serbe druajnë se virusi mund të shtrihet si në Itali apo Spanjë dhe duan ta evitojnë mundësinë e kontaktit të panevojshëm.
Qeveria serbe pas konsultimeve me një pjesë të partive vendosi virusin prioritet para zgjedhjeve të Prillit për të cilat nuk ka mundësi teknike organizimi.
Ata që do të qëndrojnë në rrugë do të marrin gjoba për vepër penale. Por, nëse nuk respektohet masat nuk do të ndalojnë me kaq.
Tv Klan