Cristiano Ronaldo dhe Portugalia kanë nisur përgatitjet për ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve kundër Polonisë dhe Skocisë.
Portugalia kryeson Grupin A1 me gjashtë pikë pas dy takimeve të luajtura.
Përballja e parë do të jetë në Varshavë më 12 Tetor, ndërsa tri ditë më pas do të ndeshet në “Hampden Park” të Gllasgout me Skocinë. Mesfushori Joao Neves tha luzitanët i presin dy ndeshje të vështira.
Joao Neves, mesfushori i Portugalisë: Presim dy ndeshje të vështira! Ne i dimë pikat e forta të skuadrave. Ne do të përpiqemi të bëjmë më të mirën. Do të bëjmë gjithçka që mundemi për të fituar të dyja takimet, sepse kjo është mendësia jonë dhe se si e shikojmë këtë kompeticon. Ne duam të fitojmë! Ne të njëjtin mentalitet kemi, si kur luajmë jashtë, ashtu edhe në shtëpi. Duam të fitojmë në mënyrë që t’i afrohemi kualifikimit në fazën tjetër!.
Ikona e ekipit Kristiano Ronaldo është parë i buzëqeshur gjatë stërvitjes. Ai po kalon një formë mjaft të mirë, ndërsa shënoi në të dyja ndeshjet e para të luzitanëve, duke kontribuuar në sukseset e kombëtares.
Përballja e 12 tetorit do të jetë një duel interesant për Kristiano Ronaldon dhe kapitenin e Polonisë Robert Levandovski, me të dy sulmuesit, që po kalojnë një formë mjaft të mirë.
Klan News