Armando Cungu nuk do të lëvizë nga Kukësi. Presidenti i klubit Safet Gjici mohoi zërat se trajneri do të largohej nga ekipi, duke hedhur poshtë çdo aludim të këtyre ditëve.
“Nuk ka patur asnjë vendim për largimin e trajnerit nga skuadra. Armando Cungu ka besimin tim, përgjegjësia është e të gjithëve, edhe e lojtarëve, dhe e stafit”.
Dy humbjet e fundit të Kukësit krijuan distancë me Partizanin kryesues madje u kalua edhe nga Teuta në renditje. Për Gjicin asgjë nuk ka mbaruar dhe gara mbetet e hapur për titullin kampion.
“Partizani merret vetëm me Kukësin, por është edhe Teuta që është për titull kampion. Kemi bërë një marrëveshje me lojtarët që duhet të marrim 12 pikë në 4 ndeshjet e radhës”.
Ndeshja e radhës për Kukësin është ajo ndaj Kamzës, por më e rëndësishmja është me rivalin direkt Partizanin, që përmbyll edhe objektivin e skuadrës për të marrë pikët e plota.
Tv Klan