Sipas juristit Jordan Daci paketa “Anti-KÇK” e prezantuar së fundmi nga kryeministri Edi Rama ka abuzime pafund.
Por gjatë emisionit “Opinion” në Tv Klan, ai tha se me ligjin aktual nëse një kushëriri i afërt përfundon në burg për lëndë narkotike, atëherë edhe ti bëhesh subjekt i ligjit dhe të sekuestrohet prona nëse nuk e justifikon.
Por kjo sipas analistit Alfred Peza është spekulim. Kjo deklaratë e analistit solli edhe reagimin e juristit dhe Peza i kërkoi të ruante etikën.
Jordan Daci: Sipas ligjit aktual në qoftë se kushëriri juaj përfundon në burg për lëndë narkotike nesër ti je subjekt i ligjit dhe të sekuestrohet prona nëse nuk e justifikon.
Alfred Peza: Jo, jo, është spekulim.
Jordan Daci: Si? Spekulim? Spekulim bën ti se nuk e di hiç.
Alfred Peza: E kam këtu ligjin.
Jordan Daci: Hajde ma nxirr. Ma thuaj ku? Cili ligj e ka? Ju s’keni pikë turpi, ju thoni edhe atë që nuk thuhet. Ka mundësi të keni marrë kot.
Alfred Peza: A ka mundësi të jesh etik?
Jordan Daci: Jo. Ka mundësi ta mbyllësh ti të mbaroj unë njëherë.
Alfred Peza: A mund ta mbash etikën?
Jordan Daci: Etika është kur ta mbyllësh ti dhe të flas unë.
Alfred Peza: Po pra, por jo të flasësh pa etikë.
Jordan Daci: Etika është shumë e thjeshtë. Nuk mund të flasësh kur jam unë duke folur.
Alfred Peza: Po ju them që po spekulon.
Jordan Daci: Nuk është spekulim se nuk e di fare. S’e ke haberin fare.
Alfred Peza: E kam këtu.
Jordan Daci: Po pres ta thuash.
Alfred Peza: Ky rast nuk ka të bëjë meqë një kushëri i katërt futet në burg për drogë dhe e ha ti apo Daci, apo unë. Ky ka të bëjë me faktin që për kontrollin e pasurisë duke qenë se ka devijim të pasurisë atëherë kontrolli në dy vitet e fundit për kontrollin e pasurisë kur ka dyshime.
Blendi Fevziu: Po kush e vendos?
Alfred Peza: Atë e vendos gjykata.
Jordan Daci: Zoti Peza nuk e kuptoni që ajo që po them unë është akoma më i lartë se standardi që po përpiqet të shpjegojë. /tvklan.al