Arta Dade: “Partia Socialiste ndoqi me vëmendje deklarimet e Brukselit përmes komisionarit për Zgjerim, Olli Rehn. Mesazhet që janë të qarta dhe të prera lidhur me kërkesën ndaj qeverisë shqiptare lidhur me zgjidhjen e krizës politike të krijuar në situatën paszgjedhore të 28 Qershorit. Ashtu sikurse komisioneri Olli Rehn edhe Partia Socialiste mendon dhe kërkon hetimin e plotë të procesit të numërimit të votave dhe të procesit zgjedhor pa të cilin nuk ka sesi jeta politike t’i kthehet normalitetit në Shqipëri. Sali Berisha duhet ta bëjë këtë gjë pa humbur kohë. Kjo do të jetë në të mirë jo vetëm të vendit, por dhe të proceseve integruese.”/tvklan.al