Shqipëria turistike vijon të zërë hapësirë në mediat ndërkombëtare. Tabloidi britanik “Express” i ka kushtuar vëmendje rivierës shqiptare duke u ndalur në Ksamil dhe Sarandë.
Në shkrim thuhet se sipas të dhënave të OBT-së, Shqipëria përfaqëson një rritje prej 25% të turistëve në vit. Investimet e bëra në bregdet dhe çmimet më të lira në krahasim me fqinjët e Greqisë i kanë bërë tërheqëse plazhet shqiptare për turistë nga mbarë Europa.
Në shkrim, megjithatë tërhiqet vëmendja që natyra e mrekullueshme e plazheve shqiptare të ruhet dhe të mos cënohet nga flukset turistike. Ndaj lexuesve u rekomandohet që jugu i vendit të vizitohet jashtë sezonit të kulmit turistik.
Tabloidi “Express” ka publikuar edhe një listë me 20 destinacionet më të mira të 2025-ës sipas kompanisë të njohur të udhëtimeve “Kajak”. Saranda mban vendin e katërt në këtë listë duke lënë pas destinacione të njohura në Mal të zi, Greqi, Egjipt, etj.
Tv Klan