Dinamo City triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj Skënderbeut, në sfidën e vlefshme për javën e pestë në Superligë.
Sukses i rëndësishëm për kryeqytetasit, me trajnerin Ilir Daja që merr kështu fitoren e parë, pas barazimit në debutimin e pak ditëve më parë.
Vendasit ishin më kërkues nga fillimi dhe zhbllokuan sfidën në minutën e 6-të me Zabërgjën. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa në minutën e 54-t, korçarët barazuan shifrat me Rashicës, që shënoi nga penalltia.
Një neglizhencë e mbrojtjes së Skënderbeut në minutën e 90-të, u shfrytëzua nga Itodo Mandela, që shënoi golin e dytë dhe të fitores për Dinamon.
Me këtë triumf, blutë marrin vendin e pestë me 7 pikë, ndërsa Skënderbeu merr humbjen e dytë radhazi dhe renditet në vendin e parafundit me 4 pikë. /tvklan.al