Uruguai pësoi një humbje surprizuese, në raundin e nëntë, për kualifikueset e Botërorit.

Kombëtarja e drejtuar nga Marcelo Bielsa, u mposht minimalisht në transfertë nga Peruja.

Vendosi një gol i shënuar nga Araujo në minutën e 88-të, për t’i dhënë suksesin peruanëve, që largohen nga vendi i fundit dhe renditen të nëntët me 6 pikë.

Ndërkohë Uruguai humbet një mundësi të mirë për të kaluar Kolumbinë në renditje dhe për t’iu afruar Argjentinës kryesuese. Kombëtarja uruguaiane, mban vendin e tretë me 15 pikë. /tvklan.al