E ardhmja e Dani Olmos vazhdon të jetë ende e paqartë nëse do të vazhdojë te Barcelona. Për shkak të krizës së vazhdueshme financiare të spanjollëve, mesfushori me tipare sulmuese është i regjistruar në klub vetëm deri në fund të këtij viti.
Në këto ritme, Olmo duket se nuk ka gjasa të paraqitet për gjigantët katalanas në vitin 2025. Situatë në të cilën po përpiqen të përfitojnë skuadrat e tjera. 26-vjeçari pëlqehet shumë në Premier League angleze, por edhe nga Bayern Mynih.
Arsenali dhe Manchester City po përgatiten për një betejë merkatoje me gjigantin e Bundesligës për nënshkrimin e yllit të Barcelonës, pasi Olmo do firmoste me parametra zero. Bayern Munich ka rritur presionin për të bindur mesfushorin, i cili nëse zgjedh Bavarezët do të rikthehej në Gjermani vetëm pak muaj pas kalimit te Barcelona.
Dani Olmo ka shënuar 6 gola dhe 1 asist në 15 ndeshje për Barcelonën këtë sezon. Kampioni i Europës u bashkua me gjigantin e La Ligës për rreth 55 milionë euro nga Lajpzig.
Klan News