Erla Mëhilli: Në raportin e tij Departamenti Amerikan i Shtetit vlerëson masat dhe politikat agresive të marra nga qeveria shqiptare, si dhe ruajtjen e brigjeve nga policia e shtetit duke ndërprerë ato që raporti i quan rrugët historike të kontrabandimit të dograve përmes detit Adriatik dhe duke i spostuar ato në territorin e Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnjës. Raporti krahason rezultatet e sotme të qeverisë shqiptare me ato të një viti më parë, sepse me rezultatet e arritura në luftën kund krimit të organizuar dhe trafiqeve, kjo qeveri mund të krahasohet vetëm me vetveten dhe me asnjë qeveri paraardhëse. Për sa i përket përmendjes në raport të imuniteteve si pengesë e organeve të drejtësisë për të finalizuar luftën kundër çdo lloj fenomeni negativ, Partia Demokratike i bën thirrje opozitës shqiptare të bashkojë votën me mazhorancën aktuale për të hequr imunitetin, duke dëshmuar kështu vullnetin e hekurt të opozitës, për të kontribuar kundër implikimit të politikës me krimin e organizuar./tvklan.al