Lajme Arkiva 2003

Nuk ranë dakord as me Berishën dhe as me partitë e tjetra ta opozitës, kjo është arsyeja pse Dashamir Shehi nuk konkurron kësaj radhe për Bashkinë e Tiranës. Me rezerva Shehi ju uron fitoren e pamundur demokratëve.

Dashamir Shehi: Nuk ka më vlerë, nuk ka më simbolikë politike të garosh në Tiranë përveç rastit që garohet në titull personal se sa vota mund të marri njëri apo tjetri. Garë kjo e bërë tashme dy herë në Tiranë. Nga kjo pikëpamje them se kam dalë pozitiv që këtë radhë nuk ia vlen të vazhdojë eksperimentin se sa vota merr Dashi dhe sa vota marrin të tjerët. Kemi negociuar deri në ekstrem me zotin Berisha për të gjetur një zgjidhje pozitive për opozitën rreth kësaj çështje. Fatkeqësisht zoti Berisha dhe njerëzit që ka përqark vazhdojnë të kenë të njëjtën mendësi dhe të njëjtin mentalitet , duan të kenë një grup homogjen hyzmeqarësh përqark vetes dhe jo kontribuesish politik nga kjo pikëpamje ne e konsiderojmë të mbyllur bashkëpunimin me Partinë Demokratike. Ata zotërinj kanë bërë zgjedhjen e vetë për Tiranën, elektorati do ti gjykojë të gjithë.

Partia Demokratike e Rinovuar merr pjesë me kandidatët e saj në rrethet e tjera të vendit, kryesisht në jug të Shqipërisë për kryetar bashkish, komunash dhe këshilltarë bashkiakë./tvklan.al