Nuk ka qetësi te Roma. Pas Daniele De Rossi-t, shkarkimin e rrezikon edhe trajneri i ri, Ivan Juric. Rezultatet negative të arritura, kanë vënë në dyshim të ardhmen e kroatit në stolin e kryeqytetasve.
Sipas raportimeve nga Italia, ekziston hipoteza e bujshme për rikthimin e De Rossi-t në stol. Legjenda verdhekuqe, ka ndryshuar menaxher duke firmosur me shqiptarin Fali Ramadani dhe vështirë se do të refuzonte stolin e Romës.
41-vjeçari ka ndërprerë kontratën me italianin Alessandro Lucci dhe do ka lidhur bashkëpunimin më Ramadanin, i cili ka nisur punën, për t’i gjetur një vend pune si trajner.
Edhe vetë lojtarët e Romës, do të mirëprisnin një rikthim të De Rossi-t, pasi nuk kanë pasur kurrë probleme mes tyre. Dy ndeshjet e radhës, ndaj Dynamo Kiev dhe Fiorentinës, do të jenë vendimtare për të ardhmen e trajnerit Ivan Juric. /tvklan.al