Marash Kumbullës do të jetë larg Romës edhe në këtë sezon. Pavarësisht seancave stërvitore dhe minutave në testet miqësore të kësaj vere, mbrojtësi shqiptare e ka të pasigurtë qëndrimin në kryeqytetin italian.
Sipas asaj që raportohet nga mediat italiane, tekniku Daniele de Rossi nuk ka besim tek potenciali i Kumbullës dhe për këtë fakt po kërkon largimin e tij.
24-vjeçari shpreson tek një rol në rotacionin e skuadrës, gjithsesi “Gazzetta dello Sport” thekson se përpjekjet për t’i ndryshuar mendjen De Rossit janë të kota.
Në këtë mënyrë, mbrojtësi kuqezi qëndron në merkato dhe në rast të një oferte do të largohet në formën e huazimit.
Interes për të ka nga Parma që po ndjek prej kohësh situatën e qendërmbrojtësit. Kumbulla luajti pjesën e dytë të sezonit të shkuar si i huazuar te Sasuolo, teksa nuk u preferua për t’i dhënë minuta nga trajneri Sylvinho në Kampionatin Europian.
Klan News