Namik Dokle: “Po të kujtoj se si këndojnë në veri për ktë ditë feste, o, heheh!”
Laço “ Ja si këndojmë ne në një mërs të t’them unë!”
Namik Dokle: “Po këndoje t’i një marsin kush të ndalon. Dhe kënga është zoti Laço, o bilbili i ferrës/ erdhi Dita e Verës. Në rregull!”
Zëvëndës kryeministri Namik Dokle këndoi këtë refren për të bindur antarët e byrosë parlamentare se Dita e Verës ëshhtë një festë kombëtare dhe jo vetëm elbasanase. Ashtu siç deklaroi dhe kryeministri Nano një ditë më parë, deputetët e Elbasanit kërkuan që të kalonte me proçedurë të përshpejtuar miratimi i festës kombëtare katërmbëdhjetë marsit. Dita e Verës edhe pas festimit nuk i ka shpëtuar debatit të kuvëndit.
Nard Ndoka: “Ashtu si, ashtu si bënte ditët Enveri t’gjitha ditët e javës do t’i bëni edhe festa, po problemi është që kto të jenë më një dakrdsi politike.”
“ Enverin e keni galiq në trutë tuaj që s’lejoni popullin t’festojë. Enveri e ndalonte ktë festë do e ndalu edhe Nardi tani.”
Nard Ndoka: “Jo ne jo, shoku Enver ishte tolerant shumë se kishte festa tjera po asht, asht muhabeti që ju po politizoni kjo ësht e keqja.”
“ Nuk po e diskutojmë këtë..”
“Çar t’i bëjmë ne që Elbasani i ka të gjithë deputetët e PS-së. Çar t’i bëjmë tashi!?”
Pasi nuk ranë dakord për lulet, pozita dhe opozita nuk ka gjetur konsensus edhe për terrenet, çështja e pronave. Një vit e një muaj pas takimit me presidentin republikës, për ktë çështje vonohet enkas sipas përfaqsuesve të opozitës.
Bamir Topi: “Nëpër komisione diskutohet dhe në fund fare secili mban pozicionin e vet politik dhe rasti më elokuent është ai i kompensimit jo me vlerën e tregut sikurse e thotë kushtetuta dhe ekspertët e OSBE-së, por thonë me vlerën në momentin e shpronësimit të vitit një mijë e nëntëqind e dyste pesë, çka mund të përkthehet që pronat e një ish-pronari të math, sado që të ketë pasur, mund të kompensohen fare mirë me rrogën vjetore të një deputeti.”
Për opozitën qeveria nuk është në gjëndje të kompensojë pronarët e ligjshëm dhe nuk ka gati faturën financiare për njohjen e pronave. Më pas krerët e grupeve parlamentare diskutuan mbi etikën nisur dhe nga rastet e fundit ku në seanca është vërejtur, sipas Mediut:
Fatmir Mediu: “Gjuha e përdorur nga ministrat ishte një gjuhë që i kalon normat më minimale të etikës. Është turp, Shqipria të ketë një ministër të jashtëm që ka pëmendur tre herë në mënyrën më banale fjalë që nuk i përmban fjalori i fëmijës tim jo i ministrit të jashtëm të Shqiprisë.” /tvklan.al