Procesi gjyqësor që shtetasi Erion Isufi ka hapur në Gjykatën e Tiranës, me objekt zhbllokimin e pronave të paluajtshme dhe llogarive bankare, ka vënë në pozite gjyqtarin e çështjes, Sokol Tona, i cili për herë të parë pas zhurmës së madhe të çështjes Fazlliç ka mësuar nga avokati ligjor i Erion Isufit, se Prokuroria e Tiranës nuk ka kërkuar bllokimin e pronave dhe llogarive të Isufit.
Sokol Tona: “Në kuadrin e marrjes së pronave të reja, t’i bëj një shkresë hipotekës ku t’i them më konfirmo nëse Isufi ka pronë të bllokuar dhe nëse ajo më thotë se s’ka asnjë pronë të bllokuar…më fal…më fal”.
Ardian Leka: “Sepse juve nuk jeni dakord që Erion Isufit t’i jetë bllokuar prona.”
Sokol Tona: “Sepse unë nuk e di nëse kjo shkresë ka prodhuar një pasojë juridike”.
Ky fakt është bërë publik për herë të parë në sallën e gjykatës.
Dhe ne fakt debati juridik mes gjykatës dhe avokatit ka ardhur si rrjedhojë e ballafaqimit të këtij dokumenti zyrtar të prokurorisë dhe atij të Hipotekës, ku në asnjë rast nuk është kërkuar bllokimi, por vetëm verifikimi i pasurive të paluajtshme dhe llogarive bankare të shtetasit Erion Isufi, i afërm i Ministrit të Jashtëm, Lulzim Basha./tvklan.al
Gazetare: Anduena Llabani