Deklarata e ambasadorit amerikan Withers për të ndryshuar ligjin e imunitetit me qëllim që politikanët t’i nënshtrohen hetimit, ka shkaktuar reagimin deputetëve në sallën e Kuvendit. Deputeti i mazhorancës Bujar Leskaj tha, se është koha e duhur për të rikthyer në parlament nismën e grupit parlamentar të Partisë Demokratike për kufizimin e imunitetit parlamentar
Bujar Leskaj: “Kërkoj nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike të rikthejë me urgjencë nismën kushtetuese për imunitetin e deputetit. Në rast se krahu i majtë, apo ndonjë krah tjetër i parlamentit nuk e jep konsensusin, nuk i jep votat për këtë ligje të vazhdojmë ose të hartojmë një ligj që të ketë një nen të thjeshtë që deputetët e parlamentit shqiptar gëzojnë të gjitha të drejtat dhe vetëm ato të drejta që gëzojnë të gjithë shtetasit e Republikës së Shqipërisë.”
Por kryetarja e grupit parlamentar socialist, Valentina Leskaj reagon, duke abuzuar se po abuzohet me faktin që opozita është kundër kësaj nisme.
Valentina Leskaj: “Kryeministri paraqiti një paketë me ndryshime për kushtetutën që sa i kaluam në parlament dhe nuk kishte ndonjë propozim për heqjen e imunitetit që ta kundërshtonte opozita, prandaj nuk duhet të spekulojmë me këtë. Korrupsioni, transparenca dhe përmirësimi i cilësisë së jetës së shqiptarëve që kanë qenë kartat me të cilat Partia Demokratike erdhi në pushtet në 2005 dhe sipas lëtioj sondazhi kanë rënë.”
Pas diskutimeve të ndryshme seanca ka vijuar punimet me paraqitjen e raportit vjetor nga Këshilli Drejtues i Radio Televizionit Shqiptar dhe miratimin e disa projektligjeve./tvklan.al