Pas diskutimeve sot në Kuvend lidhur me Amnistinë Penale, kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Badhi i është drejtuar SPAK me kërkesë për informacion sa i takon të dënuarve nga GJKKO që mund të kenë përfituar.
SPAK në përgjigjien zyrtare ka sqaruar se:
-Asnjë subjekt i posaçëm i SPAK nuk ka përfituar nga Aministia.
-Asnjë procedim penal nën hetim nga SPAK apo proces gjyqësor i pa përfunduar me vendim të formës së prerë nuk ka përfituar nga Aministia.
-Asnjë gjyqtar apo prokuror nuk ka qenë në burg në kohën e hyrjes në fuqi të Amnistisë dhe për pasojë nuk kishte sesi të përfitonte lirimin nga burgu.
-Nga 18 vepra penale që janë në kompetencë të SPAK, vetëm 1 vepër penale, pra personat e dënuar për veprën penale të parashikuar në nenin 245/1 “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publik”, kanë përfituar nga amnistia.
-Nga e gjitha shifra e referuar nga SPAK lirimin nga burgu kanë përfituar vetëm 4 qytetarë, ndërkohë që pjesa tjetër nuk kanë qenë në burg, sepse janë liruar nga vetë GJKKO.
Më poshtë, përgjigjia e SPAK:
Ishte deputeti Enkeled Alibeaj ai i cili pretendoi se nga Amnistia Penale kanë përfituar 100 të dënuar nga GJKKO.
“Në këtë korrespondencë relatohet se sipas vlerësimeve të SPAK nga ligji 33/202, deri më datë 30.04.2024 mund të përfitojnë, ose kanë përfituar 100 persona“, deklaroi ai. Ndërkohë, ministri i Drejtësisë Ulsi Manja iu përgjigj duke thënë se asnjë zyrtar i lartë i dënuar nga Gjykata e Posaçme apo që ka qenë/është simbol i SPAK, nuk ka përfituar nga Amnistia.
Nga Amnistia Penale, deri më tani janë liruar në total 868 të dënuar. Nga këta, 808 janë liruar menjëherë më 24 Prill 2024 kur nisi zbatimi i Amnistisë. Ndërsa ulje dënimi kanë përfituar 955 të dënuar, nga të cilët 8 gra dhe 2 të mitur.
/tvklan.al