Kjo është situata aktuale e motit në aksin Qafë Thore-Theth. Reshjet masive të dëborës kanë krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve.


Në pamjet e siguruara nga gazetarja e Klan News Emi Kalaja shihet se po punohet për të hapur rrugën.

Pas disa javëve me temperatura të larta, duket se moti ka marrë një kthesë drastike në vendin tonë. Njëjtë si në këtë aks, situata paraqitet edhe në disa zona të tjera malore, si Kukës-Shishtavec apo Tamarë-Vermosh.

Fundjava në pjesën tjetër të vendit karakterizohet nga reshje shiu dhe temperatura të ulëta. Sipas sinoptikanëve, muaji Prill do të mbyllet me mot të paqëndrueshëm./tvklan.al