Defekti në anijen për të cilën kanë përgjegjësi që shkaktoi ndotjen e ujërave të akuariumit të Portit të Durrësit, çoi para drejtësisë shqiptare 3 shtetas të huaj.
Policia njofton se janë proceduar penalisht në gjendje të lirë kapiteni i anijes nga Rusia 48 vjeç me iniciale P.L., kryemekaniku nga Rumania 35 vjeçari A.S. dhe mekaniku i dytë, 63-vjeçari me iniciale V.F., nga Rusia për veprën penale “Ndotja e ujit, ujërave dhe e tokës”.
Procedimi penal për të huajt nisi sepse nga verifikimet rezultoi se ndotja e ujërave ishte shkaktuar nga çarja e tubit të presionit të vajit, të anijes tregtare, për të cilën ata kishin përgjegjësi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme./tvklan.al