Partia Demokratike ka hapur degën e re në Parma të Italisë.
Me rastin hapjes së kësaj dege të selisë blu, kryetari i PD, Sali Berisha ka përshëndetur bashkëatëdhetarët demokratë të Parmës. Kryedemokrati kërkoi kontributin e tyre për të mbështetur PD në këto zgjedhje.
Berisha tha se vetëm të bashkuar PD mund të fitojë zgjedhjet, pavarësisht se sipas tij, kryeministri Edi Rama nuk respekton rregullat dhe ligjet për një proces zgjedhor të drejtë.
Klan News