Namik Dokle: “Përmes kryetarit të Partisë Socialiste, jemi shprehur të gatshëm për të qenë pjesë e një tryeze negociatore me praninë e Presidentit të Republikës, por deri më tani ky vullnet nuk është parë nga Partia Demokratike. Me rrugë ligjore apo me protesta demokratike opozita do ta çojë deri në fund aksionin e saj politik dhe emancipues. Do ta çojë deri në fund realizimin e kërkesave të saj për hetim dhe transparencë të plotë të hetimit zgjedhor në kuti dhe jashtë kutive, për t’i dhënë fund një herë e mirë manipulimit të zgjedhjeve që është kthyer në një kancer për demokracinë shqiptare”./tvklan.al