Të ftuar sot në rubrikën “Gjysma ime” tek E Diela Shqiptare, ka qenë deputeti i Ps-së Taulant Balla së bashku me gjysmën e tij më të mirë, bashkëshorten Irisi. Për herë të para ata kanë folur për jetën e tyre private dhe si janë njohur.
Taulat Balla: Është hera e parë që pranoj të hap kutinë e së vërtetave familjare sepse e tillë ka qenë rrjedha e çështjeve, por mendoj që me Irisin njohja ka qenë për shkak të detyrës që unë kryeja dhe detyrës së Irisi kryen. Irisi është e deleguar më sektorin privat, nuk ka punuar kurrë në sektorin shtetëror, por kemi pasur një njohje për shkak të punës që ne kryenim.
Unë si deputet më duhet të konsultohesha edhe me përfaqësues të sektorit të biznesit për çështjet që lidheshin me punët parlamentare legjislative dhe aty jemi njohur. Irisi ka qenë shumë refuzuese në fillim, më pas kuptova që vinte dhe nga një familje e persekutuar dhe me një orientim të djathtë, por këto gjëra i kemi tejkaluar tashmë edhe Irisi mbështet forcën time politike.
Ardit Gjebrea: Si ka mundësi që një familje e persekutuar që dashurohet me një socialist?
Iris Pekmezi: Unë jam krenare që përfaqësuesit e familjes sime, duke qenë nga Tirana në ato ditë të ftohta Dhjetori të tranzicionit të vitit ’90, kanë qenë nga pjesëtarët të cilët kanë mbushur oborrin e Qytetit të studentit edhe pse unë isha e vogël vetëm 13 vjeç, por më vonë edhe unë kam votuar Partinë Demokratike. Ndërkohë mbasi kisha mbaruar dhe studimet, mbasi isha kthyer në Tiranë për arsye pune kam shkuar dhe unë pranë zyrave të kryesisë së Kuvendit dhe jam njohur me Taulantin.
Ka qenë një miku jonë i përbashkët, një avokat me emër i cili na ka prezantuar. Në atë kohë ai ishte edhe eprori im, me jep një opinion ligjor dhe më thotë që duhet të takosh zotin Balla. I thashë zotin Balla? Po pse unë? Më tha sepse ti je përfaqësuesja e kompanisë.
Ardit Gjebrea: Ndërkohë që zoti Balla e kishte lënë porosi.
Iris Pekmezi: Kështu u duk, i përfitoi të dyja dhe opinionin dhe dorëzuesen.
Ardit Gjebrea: Dhe kur dolët bashkë pastaj?
Taulant Balla: U takuam për të diskutuar për çështjen dhe pas 1 ore diskutimi që lidhej me pjesën ose përmbajtjen e një konsultimi për një çështje të karakterit ligjor, sigurisht që patëm mundësinë që të hanim dhe ëmbëlsirat e bisedës dhe diskutuam më gjerë, të paktën shkëmbyem numrat e telefonit.
Iris Pekmezi: Po, në atë moment fillova të shikoja në një këndvështrim tjetër, jo në këndvështrimin politik sepse tashmë ngjyrat e partive politike për mua ishin venitur dhe thashë pse mos e njoh njeriun, kështu që dashuria nuk njeh moshë apo ngjyra dhe unë u dashurova. /tvklan.al