Kastriot Islami: “Unë e kam thënë dhe jo vetëm unë, shumë qartë, pra nuk ka këtu vend as për gjuhë të drunjtë as për ambiguitet, as për dykuptimësi. Unë atë mandate që kam marrë nga njerëzit në respekt të përkufizimit demokratik të mandatit jo detyrues, nuk do ta le mandatin, nuk do ta shkel Kushtetutën, do të respektoj vendimin e Partisë Socialiste, por brenda logjikës së zbatimit të kushtetutës. Unë mendoj që data 6 mars është data kur mandati i deputetit përfundon. Të gjithë sofizmat e tjerë janë të pa dobishme./tvklan.al