Nënkryetari i Partisë Demokratike dhe njëkohësisht kandidat për deputet i saj në qarkun e Vlorës, Astrit Patozi, ka deklaruar mbrëmë në emisionin Opinion të gazetarit Blendi Fevziu, se nëse PD-ja nuk i fiton zgjedhjet në qarkun e Vlorës ai do të japë dorëheqjen nga funksionet politike që mban.
Astrit Patozi: “Unë po të bëj këtë deklaratë solem këtu në këtë studio. Unë Astrit Patozi, Nënkryetarë i PD-së dhe Kryetar i grupit saj parlamentar, heq dorë nga aktiviteti im politik, lë karrierën time politike, të gjitha mandatet që mund të kem. Në rast se PD nuk fiton në zonën time elektorale më 28 qershor”.
Në debatin e mbrëmshëm në Opinion ishin përballë njëri-tjetrit dy kandidatët për deputete të PD-së, Astrit Patozi e Ardian Kollozi dhe dy kandidate e PS-së, Fatmir Toçi e Eltar Deda. Ata kanë shpalosur programet e partive që përfaqësojnë për zhvillimin e qarkut të Vlorës, duke u ndalur kryesisht tek turizmi, infrastruktura rrugore dhe industria./tvklan.al
Gazetari: Edian Gjoni