Demokratët nuk do të ndikohen nga qëndrrimi i partisë socialiste në përfundimin e hetimeve nga Komisioni parlamentar për Shërbimin Informativ të Shtetit. Kryetari i partisë demokratike, Sali Berisha, i cili beson në bashkëpunimin me maxhorancën edhe për një raport përfundimtar të përbashkët, ka njoftuar se pas konkluzioneve raportet dërgohen në prokurori me qëllim penalizimin e ish shefit të shërbimeve sekrete, Fatos Klosi.

“Raporti u bë pa asnjë dyshim që grupi parlamentar i partisë demokratike dhe ftoj edhe grupe të tjera parlamentare, do të shfrytëzojë të drejtën e tijë për t’ia paraqitur zyrës së prokurorit të përgjithshëm të prokurorisë së shtetit të gjitha krimet e kryera nga Fatos Klosi dhe banda e tijë e sigurimit të shtetit, të vendosur në krye të piramidës së SHIK-ut nga Klosi dhe Mejdani i cili po hesht, nuk më vjen aspak mirë që hesht kur e gjithë heshtja flet vetëm për të “, u shpreh Berisha.

Aktualisht në komisionin e SHISH po zbardhen dëshmi të marra prej anëtarëve të tijë, duke filluar nga zoti Klosi deri te ish drrejtori i policisë së Fierit. Vetëm javën që vjen mund te flitet për pika konkrete të raportit Ngjela-Fino./tvklan.al