Dele Alli është përballur me probleme të shumta në sezonit e fundit, ndërsa ka vendosur të riniset nga Serie A.
Mesfushori ka arritur marrëveshjen dhe do të vazhdojë karrierën si lojtar te Como. Italianët vazhdojnë të afrojnë emra të njohur në ekip, ndërsa drejtohen nga Cesc Fabregas.
Dele Alli do të nisë stërvitjen më 26 Dhjetor, por nuk do të luajë menjëherë. Anglezi ka nevojë të rigjejë formën, pasi nuk luan një ndeshje zyrtare nga Shkurti i vitit 2023.
28-vjeçari është lojtar i lirë nga vera, kur i përfundoi kontrata tek Evertoni dhe ka vendosur të riniset nga Serie A, me shpresën se do të arrijë formën si në kohët e arta, kur shkëlqente te Tottenham. /tvklan.al