Ministri i Punëve të Brendshme Dritan Demiraj, nisur nga incidenti i ndodhur në qarkun Lezhë dhe tensionimi i situatës në Shkodër, Berat dhe Lushnje si pasojë e aktivizimit të grupeve me tendenca kriminale u bën thirrje subjekteve politike në këtë garë elektorale të mbështesin Policinë e Shtetit në zbatimin e ligjit për të garantuar procesin e votimit dhe të numërimit.
Ministri Demiraj inkurajon qytetarët që nëse kanë informacione për raste të abuzimit të punonjësve të Policisë me detyrën të informojnë në numrin 08009090 ose/dhe 069 413 7777./
tvklan.al