Ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj ka reaguar pas super-operacionit të drogës në fshatin Llakatund të Vlorës ku u sekuestruan rreth 15 ton kanabis. Nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook Demiraj falënderon Policinë e Shtetit.
Statusi:
Përgëzoj Policinë e Shtetit për vazhdimësinë e Operacioneve në mbarë vendin, për luftën pa kompromis kundër kultivimit dhe trafikimit te Kanabisit.
Kapja dhe asgjësimi i sasive te grumbulluara nga viti kaluar është prioritet mbi prioritetet. Suksesi i sotëm i sekuestrimit te shume tonelatave kanabis ne Vlore dhe mbare Shqipërinë do te jete modeli i punës tone deri ne pastrimin e plote dhe kontrollin e territorit.
Siguroj te gjithë efektivet e përkushtuar të Policisë se Shtetit se do të kenë mbështetjen e plotë të Ministrit të Punëve të Brendshme për arritjen e objektivave strategjike për heqjen e Shqipërisë nga harta e trafikut ndërkombëtar të drogave. DD.
/tvklan.al