Në Zall Herr goditja shkatërruese sizmike e 26 Nëntorit la 44 familje pa strehë.

Të gjitha do të ndërtohen me fondet e programit të rindërtimit që në këtë zone administrohet nga Bashkia e Tiranës.

Tre shtëpitë e para që janë inspektuar nga kryebashkiaku Veliaj përfundojnë brenda 2 javëve.

“Do të kthehemi prapë për një muaj për të verifikuar që këto premtime që dhamë u realizuan menjëherë sepse besoj që mënyra më e mirë për të folur është me vepra dhe jo me llafe. Ka plot njerëz që çfarë nuk sajojnë, çfarë nuk shpifin, që provokojnë e shajnë. Ne e kemi ndarë mendjen: ose do merremi me shpifësit dhe urrejtësit, ose do të ndërtojmë shtëpitë e njerëzve”.

Programi i rindërtimit në të gjitha bashkitë ku tërmeti shkaktoi dëmtime dhe shembje të banesave, ka nisur me rindërtimin e objekteve arsimore dhe shtëpive individuale. Fundi i Shtatorit është vendosur nga qeveria si afati i nisjes së rindërtimit të pallateve.

Tv Klan