Një sulm rus me dron gjatë natës ka shkaktuar dëme të mëdha ndaj mburojës së rrezatimit të centralit bërthamor të Çernobilit, tha të premten presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Çernobili ishte vendi i katastrofës më të madhe bërthamore në botë, kur njëri nga katër reaktorët e tij shpërtheu në vitin 1986.
Ky reaktor është i mbështjellë nga një strehë mbrojtëse, e njohur si sarkofag, për mbrojtje nga rrezatimi i mbetur.
Droni rus goditi mburojën e njësisë së shkatërruar në këtë central bërthamor, duke shkaktuar zjarr, i cili u shua, tha Zelensky.
“Tani për tani, niveli i rrezatimit nuk është rritur dhe po vëzhgohet vazhdimisht”, theksoi ai, duke shtuar se vlerësimet fillestare tregojnë për dëme të mëdha.
“Vendi i vetëm në botë që e sulmon një zonë të tillë, uzurpon centralet bërthamore, dhe kryen luftë pa keqardhje për pasojat, është Rusia e sotme”, nënvizoi ai./REL
Last night, a Russian attack drone with a high-explosive warhead struck the shelter protecting the world from radiation at the destroyed 4th power unit of the Chornobyl Nuclear Power Plant.
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) February 14, 2025
This shelter was built by Ukraine together with other countries of Europe and the world,… pic.twitter.com/mLTGeDYgPT