Lajme Arkiva 2003
Është zbehur sot zhurma që shoqëroi operacionin policor Tiranë-Durrës për ndalimin e Besim Ballës, pronarin e agjencisë turistike Marco Polo dhe Henerjeta Fetahu.
Ata janë akuzuar se në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë dhënë ndihmë në kalimin e paligjshëm të kufirit si për heqjen e lirisë të një personi tjetër në mënyrë të paligjshme.
Prokuroria ka kërkuar që ata të mbahen në burg për një afat 1 mujor deri në përfundimin e hetimeve dhe gjykata e pranoi këtë kërkesë të akuzës.
Sipas një denconimi të bërë sipas një shtetasi dy personat e akuzuar e kishin pajisur atë me një vizë fallto për në Francë. Në këmbim të vizës ai pretendon se ka paguar 5300 Dollarë. Teska kalonte kufirin për në malin e zi mëngjesi është ndaluar dhe ka vuajtur 3 muaj burg.
Pas kthimit në Durrës ai ka bërë denoncimin që rezultoi në ndalimin e Besim Ballës dhe Henerjeta Fetahut. Fetahu sipas denoncimit kishte qenë sekseria që e kishte lidhur me Ballën. Por palët e akuzuara nuk kanë pranuar asgjë prej atyre që ka servirur prokuroria.
Mbrojtja ka deklaruar se viza ka qenë e rregullt, ndërkohë që vetë Mëngjesi ka falsifikuar pasaportën e tij. Berzat Mëngjesi e kishte marrë vizën dukë paguar shpenzimet prej afro 1400 dollarë te agjencia Marko Polo për një udhëtim turistik 15 ditor në Francë./tvklan.al