Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, të prirë nga Bujar Dugolli, janë duke bërë grumbullimin e nënshkrimeve të deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Nënshkrimet më pas, do t’i pasonte nënshkrimi i një deklarate për shpalljen e Pavarësisë së Kosovës.

Burime brenda grupit parlamentar të AAK, kanë bërë të ditur për KTV, se kanë gjetur mbështetjen dhe përkrahjen nga ana e disa deputetëve të Kuvendit, për një iniciativë të tillë. I njëjti burim, njoftoi se tashmë janë mbledhur mbi 45 nënshkrime. Burimi në vazhdim bënë të ditur, se javën që po vjen, opinioni do të jetë më i informuar me atë se çfarë është duke punuar ky grup, për miratimin e kësaj deklarate.

Sipas këshilltarit të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Ramush Tahirit, në Parlament deri tani nuk ka arritur asgjë.

Ramush Tahiri:- “Kuvendit nuk mundet me i vu në rend dite, asnjë çështje, e cila nuk është e paraparë me rregullore dhe me kornizë kushtetuese, ndërsa në anën tjetër, ne duhet ta respektojmë administratën e UMNIK-ut të vendosur në Kosovë dhe duhet ta respektojmë kornizën kushtetuese tonën, por edhe rezolutën e Këshillit të Sigurimit 12/44”.

Qeveria e Kosovës është në dijeni, për këtë iniciativë, por ende nuk ka vendosur që të debatojë për të. Në anën tjetër, zyrtarët e UMNIK-ut, duke mos dashur të japin ndonjë koment, pohuan të mos jenë në dijeni për këtë hap të grupit parlamentar të AAK-së./tvklan.al