Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Deputetët e PBDNJ Ligoraq Karamelo dhe Krito Goçi, do të thërrasin mbledhjen e një kongresi të jashtëzakonshëm. Kjo kërkesë mbështetet edhe nga organizata OMONIA, e cila ka kritikuar politikën që ndjek kryetari i partisë Vangjel Dule dhe kërkojnë daljen nga koalicioni me socialistët.

Ligoraq Karamelo: “Dhe kemi dhe një kërkesë nga ana e kreut të organizatës OMONIA dhe këshillit të përgjithshëm të kësaj organizate drejtuar PBDNJ, për largimin nga koalicioni qeveritar, atëherë ne nuk kemi pse bëhemi pjesë e një qeverisje, e cila nuk respekton të drejtat e njeriut, e në veçanti të drejtat e minoriteteve, kur ato shkelen, nuk njihen, nuk respektohet kultura, gjuha, traditat që ato kanë. Është e domosdoshme dalja nga koalicioni dhe njëkohësisht, kërkesa që ne kemi drejtuar kryesisë së partisë dhe kryetarit të saj, për thirrjen e kongresit të jashtëzakonshëm të partisë.”

Sekretari për marrëdhëniet ndërkombëtare në PD Besnik Mustafaj komenton deklaratën e eurodeputetes Doris Pack, e cila këkoi që kryeministri Nano të zgjidhë problemet e Shqipërisë dhe jo të fajësojë ndërkombëtarët.

Besnik Mutafaj: “Qëndrimi i zonjës Pack, veçse reflekton një reagim të përgjithshëm të institucioneve ndërkombëtare.”

Nënkryetari i Partisë Socialdemokrate Gaqo Apostoli, do të kandidojë për kryetar partie përball kryetarit aktual Gjinushi.

Gaqo Apostoli: “Do vendos një politik të re, larg parazitizmit, servilizmit, apo paaftësisë.”

Apostoli deklaroi, se do të votonte kundër heqjes së imunitetit të deputetit Lesi./tvklan.al

Gazetare: Gerta Gixhari