Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Gazetarja: Zoti Brokaj, sa mendohet se rrezikohet fitorja e Partisë Socialiste nga lëvizja e Metës?

Sabit Brokaj: “Lëvizjet politike nuk bazohen si të thuash, thjesht në numra aritmetikë, ato bazohen në synimet e mëdha që kanë të bëjnë me zhvillimet demokratike, me qeverisjet më të mira. Natyrisht kjo arsyetimin mbi vlerat numerike nuk e shmang, sepse në fund të fund të fundit, pushteti është pushteti. Problemi është se pushteti humbet, se qeverisë konkretisht keq, për nivelin e korrupsionit dhe problemet e tjera dhe jo se dikush i thotë, mbretin lakuriq e kanë parë të gjithë tani”.

Bardhyl Agasi: “Partia Socialiste ka fituar dy mandate dhe do të fitojë edhe të tretin”.

Fatos Beja: “Partia Socialiste me daljen e grupit Meta ka një përçarje dhe këtë e pranon edhe kryetari i tyre, e pranojnë të gjithë. Sa e rrezikon, me thënë të drejtën Partia Socialiste i ka humbur tërë shanset për të fituar, kështu që me Ilir Metën ose pa Ilir Metën, për mua rezultati i zgjedhjeve të ardhshme është i qartë”.

Bardhyl Londo: “Po fakti që Meta mesa duket është shkëputur përfundimisht nga PS, e dëmton, jo thjesht për shkëputjen po e dëmton për problemet që ka PS-ja, kjo tregon që PS është e përçarë, ajo që është përfolur për vite me radhë tashi është një fakt konkret dhe ajo parti detyrimisht duhet të ndahet, por nga ana tjetër Meta mund të fuqizojë të majtën, pra ata votues socialistë që janë të zhgënjyer do të votojnë për Ilir Metën”./tvklan.al

Gazetare: Arta Tozaj