Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Gramoz Ruçi:- “Sapo tek mua, në përmbushje të vendimit të KPD-së të vijnë kandidaturat, unë ato do t’i bëjë publike në qoftë se plotësohen parametrat e vendimit të KPD-së”.

Gazetarja: Duke pasur parasysh zgjedhjet lokale të Tiranës, mendoni se zoti Rama ka shanse për të fituar edhe në kongres?

Gramoz Ruçi:- “Nuk jap asnjë emër, se paragjykoj gjithçka pastaj”.

Lek Çukaj:- “Po nuk ka pengesë, sepse u propozua në statut që të ruhen, ose të mos ketë papajtueshmëri, megjithatë gjithçka zgjidhet. Unë kam mendimin, që gjëja më e mirë do të bëhet tani me këtë garë dhe unë nuk jam për firmat. Le të konkurrojnë të gjithë, të dalin të shpalosin idetë, opsionin që kanë, programin dhe të ndihmojnë për zhvillimin demokratik të kësaj force të madhe, anëtares më të re të Internacionales Socialiste”.

Nazmi Bilani:- “Njeri që sapo ka hyrë, duhet të jetë pak më modest, nuk duhet të synojë kreun, pa qenë as 5 ditë anëtar partie”.

Spartak Braho:- “Padyshim është një figurë brilante dhe që zoti Rama, pasi të mësojë mirë teorinë e socialdemokracisë, do të jetë një lider i fuqishëm i të majtës socialiste dhe padyshim që do ta mbështesë”.

Bashkim Fino:- “Me rregullat që bëri dje KPD-ja, duhet t’i paraqesin sekretarit të përgjithshëm firmat e 20% të anëtarëve të KPD, për të marrë pjesë në konferenca, por zoti Rama mund ta ketë kuptuar këtë edhe që s’duhet të marrë pjesë në konferenca dhe mund të vijë direkt në kongres, është e drejta e tij”.

Marko Bello:- “Ai ka marrë më shumë vota se PS, ka marrë 8% thuhet, apo jo? Pra ai ka të vetat 8% të votave, 49% janë të PS, tani do të shikojmë nga 49% sa ka ai”.

Mustafa Muçi:- “Mendoj që është një kandidaturë potenciale është një kandiatur e cila sigurisht do të ballafaqohet edhe me kandidaturat e tjera dinjitoze, siç është ajo e zotit Mejdani, por edhe me kandidaturën e zotit Nano dhe besoj që do të marri vlerësimin e duhur nga të gjithë delegatët e kongresit të partisë”.

Gazmir Bizhga:- “Dokumentacioni që miratua dje në KPD, i hap hapësirë demokratike jo vetëm zotit Rama, zotit Mejdani, por kujtdo tjetër që ka dëshirë të kandidojë”.

Bardhyl Agasi:- “Unë mund të them vetëm kaq, që i është krijuar mundësia për të kandiduar”./tvklan.al

Gazetare – Arta Tozaj