Edi Paloka: “Inspektorati i Lartë i Deklarimit të Pasurive ka denoncuar sot një nga rastet më flagrante të shkeljes së ligjit mbi konfliktin e interesit në Këshillin e Rregullimit të Territorit të Tiranës. Pas një hetimi të gjerë administrativ ILDKP-ja ka zbuluar se anëtari i këtij këshilli, Alban Eftimi, ka shkelur në mënyrë të vazhdueshme ligjin për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksioneve publike. Modeli i “Eftimëve”, i quajtur ndryshe dhe modeli qeverisës i Ramës, i denoncuar në raportin e komisionit hetimor parlamentar, i denoncuar gjithashtu sot nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit të Pasurive vërtetohet se nuk është gjë tjetër veçse mënyra më flagrante dhe më e pacipë e vjedhjes së parave të qytetarëve të Tiranës nga kryetari i bashkisë së Tiranës”./tvklan.al