Deputeti i Parisë Socialiste, Sadri Abazi ka aksidentuar një fëmijë 7-vjeçar, mesditën e kësaj të premte në zonën e plazhit të Durrësit. Mësohet se teksa fëmija me iniciale J.S, po tentonte të kalonte rrugën është përplasur nga automjeti i deputetit.

https://www.youtube.com//embed/yHgkBgvSn00

Pas përplasjes, fëmija është dërguar në spitalin e Durrësit, ku ka marrë ndihmën e parë. Bluzat e bardha kanë konfirmuar se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe pas vizitave të kryera është larguar për në banesën e tij. Deputeti Abazi pas aksidentit nuk është larguar nga vendi i ngjarjes, duke pritur efektivat e policisë me qëllim kryerjen e verifikimeve.

Blutë e Durrësit janë duke hetuar për të përcaktuar shkaqet e aksidentit. Por nga veprimet e para dyshohet se fëmija ka hyrë papritur në rrugë, duke mos i dhënë mundësi Sadri Abazit të manovrojë./TV KLAN