Deputeti i opozitës, Korab Lita ka deklaruar këtë të hënë se Sandër Lleshaj është ministri më i dështuar që ka pasur ndonjëherë Ministria e Brendshme.

Lita foli ashpër ndaj ministrit gjatë interpelancës me të ku tha se ai ka përdorur me fyerje figurën e policit.

Ndër të tjera, Lita u shpreh se trupa policore në vend nuk ndihet e motivuar, por e tradhtuar nga zinxhiri drejtues.

“Ti je ministri më i dështuar që ka pasur ndonjëherë Ministria e Brendshme. Nëse ti do të kishe pak nder dhe moral ushtaraku kurrë s’do përdorje figurën e policit në formë fyerje apo përçmimi. Nëse këtë do e kishte bërë ndonjë ministër civil edhe mund të kapërdihej, por e bërë nga një ushtarak kjo është e papranueshme. Në fakt ti e ke një hall i nderuar. Ty akoma pa marrë postin i hoqe spaletat dhe në ministri s’të bindet askush. Rasti i yt në atë ministri i ngjan një shprehje, “u ndave me Krishtin por nuk u poqe kurrë me Muhamedin”. Kjo ka bërë që të urresh fytyrën e policit”, tha Lita. /tvklan.al