Federata Shqiptare e Futbollit, ka zbuluar axhendën për javën e 18-të në kampionatin shqiptar, e cila do të jetë e ndarë në dy ditë.

Tre takime do të luhen ditën e Shtunë, ku siparin e ngre sfida Vllaznia-Laçi, e planifikuar për tu luajtur në orën 16:00.

Dy sfidat e tjera, do të luhen tre orë më vonë, me Partizanin që pret Elbasanin në kryeqytet, ndërsa derbi i kryeqytetit mes Dinamos dhe Tiranës do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena”.

Të Dielën do të luhen dy përballjet e tjera. Teuta pret Egnatian në shtëpi në orën 16:30 ndërsa paralelisht Skënderbeu do të përballet me Bylisin.

/tvklan.al